Telenews

Snajperistët e FSK-së zënë vendin e pestë në garat e mbajtura në Turqi

Snajperistët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë renditur të pestit në garat që u mbajtën në Turqi.

Gara është zhvilluar në disiplina të ndryshme si: qitje me armë, fshehje dhe gjetjen e armikut.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Ekipi nga FSK arriti rezultate të larta, ku në renditjen e rezultateve përfundimtare nga shtetet ndërkombëtare u rendit në vendin e 5-të. Ekipi i FSK-së tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo garë mbledh shumë ekipe të snajperistëve nga shtete të ndryshme të botës.

Po ashtu, përveç qëllimit garues, pjesëmarrja në garë kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët mes vete.

Këtë vit, në garë morën pjesë 26 ekipe nga 12 shtete të botës.

 

Të ngajshme

Musliu- Shoshi: PDK nuk u mashtrua e as nuk u tradhtua, qëndroi besnike ndaj parimeve

Rrezarta Ramaj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj

Ekspertizat jashtë vendit: Sa shpenzoi Kosova për analizat mjeko-ligjore dhe toksikologjike në vitet 2025-2026?

Rrezarta Ramaj