Telenews

Ministri Peci i bashkëngjitet Kurtit në Kombajnë për korrje-shirje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qëndruar në fshatin Sopi të Suharekës ku kanë filluar korrje-shirjet e grurit. Peci ka publikuar disa fotografi ku së bashku me kryeministrin Kurti kanë hipur në kombajnë.

Ai ka shkruar se bujku kosovar është më i përkrahuri krahasuar me rajonin.

Bukën tonë të përditshme, falna sot! Sot së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës, vizituam fermerin Fazli Beqiraj i cili posedon rreth 60 hektarë grurë, ku edhe filluam korrje-shirjen e grurit. Bujku kosovar, falë mbështetjes së Qeverisë Kurti 2, për vetëm një vit udhëheqje është bujku më i përkrahur krahasuar me vendet e rajonit. Qeveria ka prioritizuar bujqësinë duke rritur përkrahjen deri në 52 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022, ku teksa flasim, procesi i kontrollës administrative dhe asaj në teren po vazhdon”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se një hektar grurë këtë vit subvencionohet me rreth 474 euro.

Të ngajshme

Tragjedi në Egje, fundoset një gomone humbin jetën 18 emigrantë

Valjeta Turkaj

Haradinaj kujton masakrat në Lybeniq dhe Gjakovë: Nuk do t’i harrojmë kurrë të rënët për liri

Valjeta Turkaj

Ambasada e SHBA-së lavdëron kombëtaren e Kosovës: Arritja juaj është e paharrueshme dhe e jashtëzakonshme

Valjeta Turkaj