Telenews

Reagon Vlora Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Pas dyshimeve se ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, u përfshi në përleshje me dy policë të cilët mbetën të plagosur, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo iu drejtua Lushtakut me fjalët “trup të qoftë Nuredin Lushtaku”, transmeton Klankosova.tv.

Çitaku tutje tha se ta sulmosh Policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë.

“Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, është shprehur Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas intervistimit nga ana e policisë, Lushtaku është liruar ku për Klankosova.tv, avokati i tij tha se klienti i tij (Nuredin Lushtaku) s’e ka përdorur armën në rast.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj