Telenews

Podujevë: 62 vjeçari dyshohet se ngacmoi seksualisht 17 vjeçarin, ndalohet nga policia

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me një rast të ngacmimit seksual, ku dyshohet se një 62 vjeçar dyshohet se e ka ngacmuar një 17 vjeçar.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmim seksual”. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa në koordinim me policinë hetimore janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast “- tha Ulaj.

Sipas raportimit të gazetës Sinali, dyshohet se burri e kishte ngacmuar të miturin, duke e prekur në organe gjenitale dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Ngjarja dyshohet se ndodhi në njërën nga kafenetë e Podujevës, ku i dyshuari e kishte ftuar 17-vjeçarin për kafe.

Ky rast e ka tronditur të miturin, i cili e refuzoi burrin e dyshuar dhe u nis për në stacion policor, që ta denoncojë rastin.

Me rastin e kontrollit policor te i dyshuari, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një shumë të të hollave që është konfiskuar si dëshmi për rastin, si dhe i është konfiskuar telefoni.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi