Telenews

Ambasadori i Kosovës në Turqi i dorëzon letrat kredenciale presidentit Erdogan

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agron Vrenezi, i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Sipas njoftimit nga ambasada, Vrenezi gjatë takimit me Erdogan, biseduan edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, njofton Klankosova.tv.

“Ambasadori Agon Vrenezi sot i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftim.

“Në një bisedë miqësore, Ambasadori Vrenezi përcolli mesazhin dhe përshëndetjet e Presidentes, Qeverisë dhe të popullit të Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin turk, ndërkaq u konstatua niveli i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, me zotimin për shfrytëzim të të gjitha potencialeve që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve”.

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta