Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se me Italinë sapo ka përfunduar negociimi teknik i marrëveshjes për pensionet.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka treguar se sa shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
“Pas përfundimit të procesit teknik. do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, ka shkruar Rama.
Më herët, ambasadori italian Fabrizio Buçi deklaroi për Euronews Albania se ka nisur të trajtohet çështja e pensioneve.
Ai tha se shqiptarëve që jetojnë në Itali prej shumë vitesh nuk ju janë njohur pensionet dhe kjo situatë pritet të marrë zgjidhje brenda këtij viti.


