Telenews

Statovci: E mbështetëm marrëveshjen e Kosovës me MCC-në, e lumtur që do të përfitojnë gratë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se sot gjatë ditës së mërkurë në Komisionin për Ekonomi, e kanë mbështetur unanimisht marrëveshjen e Kosovës, me Korporatën e Sfidë së Mijëvjeçarit (MCC).

Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se ky investim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë.

“Sot, në Komisionin për Ekonomi, mbështetëm unanimisht marrëveshjen me MCC-në. Kjo marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon investimin më të madh ndonjëherë në historinë e shtetit tonë në fushën e energjetikës, me kontribut në stabilitetin energjetik”, shkroi Statovci.

Në këtë postim, Statovci shprehet e lumtur se nga ky projekt do të përfitojnë edhe gratë.

“Por nga ky projekt, jam e lumtur që do të përfitojnë edhe gratë në sektor. Nga 9% e tyre sa janë të punësuara aktualisht në sektorin e energjisë në Kosovë, që i bie as sa gjysma e mesatares globale; synim dhe qëllim i këtij projekti do të jetë arritja e mesatares globale të përfshirjes së grave në fushën e energjisë sikur në shtetet e tjera”.

Kosova dhe Korporata Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) gjatë ditës së sotme do të nënshkruajnë marrëveshjen për të adresuar furnizimin e Kosovës me energji elektrike përmes investimeve në infrastrukturën e ruajtjes së energjisë.

Kryeministri, Albin Kurti dhe drejtoresha e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright

Kjo marrëveshje është në vlerë prej 236 milionë eurove.

Në faqen e tyre zyrtare, MCC-ja ka njoftuar se ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të fillojë nga ora 16:00 deri në 17:30 sipas orës lokale në Washington.

“MCC dhe Qeveria e Kosovës kanë hartuar një marrëveshje për të adresuar furnizimin e Kosovës me energji elektrike përmes investimeve në infrastrukturën e ruajtjes së energjisë dhe programeve të trajnimit Teknik”, thuhet në njoftimin e MCC-së.

Sipas MCC-së, këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhme më të ‘pastër’ energjetike si dhe do të stimulohet barazia gjinore.

“Këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të pastër energjetike, do të kultivojnë fuqinë punëtore të nevojshme për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës, do të stimulojnë praktikimin e barazisë gjinore në firma dhe do të rrisin përfaqësimin e grave në energji dhe sektorët e ngjashëm. Partneriteti MCC-Kosovë do të ketë dy projekte”.

Po ashtu, pjesëmarrës në ceremoni do të jetë Gregory Meeks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) para disa javësh kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Lidhur më këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është investimi më i madh ndonjëherë në sektorin e energjisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i projektit kompakt nga MCC do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi energjie elastike.

Krahas energjisë elastike, Osmani ka thënë se kjo marrëveshje kompakte do të ndikojë edhe fuqinë punëtore profesionale.

Të ngajshme

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Rrezarta Ramaj

I jepet lamtumira e fundit Laurentit!

Rrezarta Ramaj

Alarm në Francë, zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, Kylian Mbappe shënjestër e një bande për rrëmbim!

Yllka Gashi