Mozzik është ndër emrat më të njohur dhe të suksesshëm në skenën e muzikës shqiptare.
Së fundmi, reperi nga Ferizaj ka treguar për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar duke e kthyer në një mesazh motivuese për fansat e tij.

Krijuesi i hitit “Cocaina” tha se ka kaluar sfida të shumta, por që nuk është ndal asnjëherë duke punuar për të realizuar ëndrrat dhe qëllimet e tij në jetë.

“Mozziku ka qenë një djalë i ri që ka punuar shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I vuajtur deri te Zoti! I shkelur e i poshtëruar po kurrë nuk jam ndalë! Lloj lloj sfide e sprove e kam kapërcyer veç më të fort më kanë bërë! Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë! Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë qarte dhe fokusi yt ndriçon dhe e din mendja e zemra ku ti po don të shkosh është gjëja më e bukur”, ka shkruar Mozzik.

Reperi po shijon suksesin e këngës së fundit “Bespreme”.

