Telenews

Kurti e Rizvanolli zhvillojnë takim me Ndihmës Sekretarin e Energjisë të SHBA-ve, diskutojnë për bashkëpunim në sektorin e energjisë së qëndrueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në vazhdën e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zhvilluar takim me Ndihmës Sekretarin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andrew Light.

Kështu ka bërë të ditur vetë Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andreë Light.Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti kemi shprehur mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve për Kosovën” ka shkruar Rizvanolli.

Po ashtu është bërë e ditur se temë diskutimi në këtë takim ka qenë energjia e qëndrueshme.

“Kemi diskutuar mundësi bashkëpunimi për furnizim të energjisë të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të përballueshëm për Kosovën, përmes P-TECC dhe mekanizmave tjerë”, ka shtuar më tutje Rizvanolli.

Gjatë ditës së martë është nënshkruar Marrëveshja për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

Të ngajshme

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Blearta

Policia shqipton rreth 800 gjoba brenda një jave për mosvënien e rripit të sigurisë

KushtrimGuraj

Policia ndan video sensibilizuese për krimet mjedisore: S’mund të mbijetojmë pa natyrën

KushtrimGuraj