Telenews

KV Fushë Kosova (F) – storie e suksesit në këtë Komunë

Padyshim që sporti zë njërën prej pozitave më të rëndësishme në shoqërinë kosovare dhe gjithmonë njerëzit tek ne, janë mburrur me arritjet e sportistëve tanë ndër vite.

I tillë është edhe rasti i Komunës së Fushë Kosovës, që me të drejtë po mburret me sukseset e një prej klubeve sportive më të suksesshëm në vitet e fundit në këtë qytet, shkruan Telenews.al

Bëhet fjalë për KV Fushë Kosovën në konkurencën e femrave, që para disa viteve është inkuadruar në Superligën e Volejbollit të Kosovës dhe po garon me shumë sukses në garat elite.

Kryetrajneri i ekipit, Istref Elezaj në një intervistë për Telenews.al, ka folur në lidhje me klubin që e udhëheq tash e disa vite dhe shprehet mjaftë optimist për rezultatet.
____________________________________

”Pas një dekade të suksesshme të klubit, ku vit pas viti njohëm suksese të reja, këtë sezon e fillojmë me një organizim të ri, së pari në pjesën menaxhuese të klubit e pastaj me disa ndryshime edhe në përbërjen e lojtareve, me qëllimin e vetëm që paraqitjet edhe më tutje të jenë të mira duke i kënaqur shikuesit dhe dashamirët tanë, që në vazhdimësi rrugëtojnë me ne”, shprehet Elezaj.

Pasi siguroi Superligën A në voljebollin kosovar edhe për një stinor, tek kjo skuadër shprehen të bindur se me ndryshimet e bëra në strukturën menagjeriale dhe në lojtare, do të arrijnë suksese.

”Klubi synon që me fillim të sezonit të kemi fondin e lojtareve që kemi planifikuar, gjërat janë duke shkuar për së mbari, pasi edhe këtë vit kemi mbështetje të madhe nga Kuvendi Komunal, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Fushë Kosovës, pastaj kemi arrritur të vazhdojmë bashkëpunimin me sponzorët e deritanishëm si dhe me disa sponzorë të rinj, kështuqë konsiderojmë se edhe pas fillimit të sezonit të kemi ndryshime në vazhdimësi në mënyrë që klubi të ketë zhvillim në të gjitha nivelet. Lajmi i mirë është që kemi vazhduar bashkëpunimin me të gjitha lojtaret që ishin pjesë e klubit edhe në sezonin e kaluar, kështu vazhdojmë të kemi në përbërje lojtaret më kualitative vendore”, thekson trajneri i ekipit.

Për fund, cilat janë synimet e klubit për këtë stinor, por edhe vitet në vijim?

”Menaxhmenti ka hartuar një plan strategjik për të cilin është herët të shpalosim në tërësi, por mjafton për publikun të vazhdojmë të kemi paraqitje dinjitoze dhe të jemi klubi më i mirë i qytetit, epitet të cilin e kemi fituar në saje të prezantimit të qytetit në formën më të mirë në rangun më të lartë të garave në Superligën e Kosovës në Volejboll. Prapë këtë vit objektiv i klubit është që deri në fund të paraqitemi denjësisht duke treguar potencialin tonë në secilën lojë, organizim dhe paraqitje profesionale siç i ka hije një klubi të Superligës. Ndërsa për vitet në vazhdim presim që ti kalojmë barrierat e një klubi të ri të Superligës dhe gradualisht të ngritemi në nivelin e një klubi kampion”, mbyll prononcimin trajneri Elezaj.

KV Fushë Kosova – Femrat, aktualisht është ekipi i vetëm sportiv në Komunën e Fushë Kosovës, që bën gara në Superligë.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Kosova siguron medaljen në Kampionatin Botëror të boksit, Donjeta Sadiku arrin në finale

Donat Hashani

Trajneri i Realit optimist për La Ligën: Duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë ndodh

Valjeta Turkaj

Lojtarët e Barcelonës do të marrin një bonus marramendës nëse Real Madridi humbë, zbulohet klauzola e kontratës

KushtrimGuraj