Telenews

Policia në Prizren intervenon dy herë në një aheng familjar, jep detaje se çka ndodhi atje

Policia në Prizren dje ka pranuar informacione se në një aheng familjar, në lagjen “Bajram Curri”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe kanë hasur një person me armë në brez, që ishte pistoletë me gaz.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për intervistim në stacion, ndërsa arma i është sekuestruar.

Më vonë në të njëjtin aheng, policia ka marrë prapë informacione për gjuajtje me armë zjarri. Policia në vendngjarje ka hasur një person tjetër, të cilit i është gjetur një pistoletë.

Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi