Telenews

Latifi paralajmëron vjeshtë të vështirë: Duhet të mësohemi me COVID-19 për disa vjet

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar vjeshtë të vështirë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Ai ka theksuar se do t’i marrin masat në bazë të vlerësimit të gjendjes.

Madje, kreu i këtij dikasteri Latifi u bën thirrje që të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe thekson se duhet mësuar për disa vjet të jetohet me koronavirusin.

“Është shumë e mundshme që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash. Shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda. Ne do t’i marrim ato masa që na duhet mi marr”.

“Ne e kemi krijuar një përvojë të mirë me menaxhimin e COVID-it. Besoj se do t’ia dalim. Kapacitet tona njerëzore janë më të mirë”.

“Shumica e njerëzve janë vaksinuar, por duhet prapë  të vaksinohet secili prej nesh. Nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë për vaksinim tashmë duhet të hiqet sepse ne e kemi pasur edhe një valë tjetër e ndoshta edhe ndonjë tjetër”.“Na duhet të mësohemi me COVID-in për disa vjet. Kështu që kapacitet tona janë të gatshme për ta menaxhuar Covidin, por duhet t’i shtojmë dhe përforcojmë më tepër”, tha Latifi.

Të ngajshme

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj