Telenews

NASA anulon nisjen e raketës drejt hënës, kjo është arsyeja

Agjencia Amerikane e Hapësirës kishte planifikuar që sot të procedojë me nisjen e një rakete në drejtim të hënës.

Mirëpo ky rrugëtim i NASA është anuluar për shkak të një problemi me motorin, shkruan BBC.

Nisja është anuluar pasi inxhinierët nuk arritën të rregullojnë një rrjedhje në motor.

Raketa e quajtur SLS është më e fuqishmja e zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj Artemis, përmes të cilit synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen e hënës pas një mungese 50-vjeçare, shkruan BBC.

Detyra e saj do të jetë të shtyjë një kapsulë të quajtur Orion, larg Tokës.

Kjo anije kozmike do të rrotullohet rreth hënës në një hark të madh përpara se të kthehet në shtëpi në Oqeanin Paqësor pas gjashtë javësh.

Orion nuk është i pajisur me ekuipazh për këtë demonstrim, por duke supozuar se i gjithë hardueri funksionon siç duhet, astronautët do të ngjiten në bord për një seri të ardhshme misionesh gjithnjë e më komplekse, duke filluar nga viti 2024.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Të ngajshme

Dollari “mposht” valutat e tjera/ Arrin nivelin më të lartë në dy vite

KushtrimGuraj

Tesla shiti më shumë makina se Audi në vitin 2024

KushtrimGuraj

Si ta kuptoni se është koha për ta zëvendësuar filtrin e kabinës së veturës?

KushtrimGuraj