Telenews

Shumica e shkollave e respektuan grevën, fiton Rrahman Jasharaj ndaj Qeverisë

Miniistria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar të enjten se “shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës”.

Siç njofton Ministria e Arsimit në disa shkolla ka nisur viti i ri shkollor e në disa të tjera është zhvilluar pjesërisht.

“Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, thuhet në kumtesë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë ju bënë thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në shkolla”, vazhdon komunikata.

Më tej thuhet se “Dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen. Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”. /Telenews

Të ngajshme

Ministri Çeku mirëpriti drejtuesit e SBAShK-ut, ja çfarë diskutuan

Yllka Gashi

Vajza e Calit sjell një mesazh të babait nga Haga

Yllka Gashi

Ambasada amerikane bën thirrje për shmangien e sheshit “Skënderbeu”

Yllka Gashi