Telenews

Kurti e Haxhiu thërrasin konferencë për media, nuk tregojnë arsyen

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.

Kjo konferencë pritet të mbahet nga ora 10:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë nuk e ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference.

Kujtojmë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 25 gusht ka shpallur grevë të përgjithshmë të të punësuarve për realizimin e kërkesave të tyre në rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në mmiratimin e Ligjit të Pagave.

Ndërsa ditëve të fundit ka qenë aktuale edhe tema e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, për çka deri më tani janë arrestuar 11 persona.

5 persona janë arrestuar për dhunimin e saj para një jave, ndërsa të premten janë arrestuar edhe gjashtë të tjerë, të cilët dyshohet se e kishin trafikuar dhe dhunuar atë në muajin qershor, kur ishte raportuar si e zhdukur

Të ngajshme

“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales

Yllka Gashi

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi