Telenews

Rrahman Jashari i drejtohet Kurtit: Ulu fol me drejtuesit e BSPK’së, s’dua të jem aty

Jasharaj i SBASHK-ut i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të takohet me një pjesë të Këshillit Grevist të BSPK-së që të gjendet zgjidhja për grevën që po vazhdon ende.

Madje për “të mos e cenuar procesin”, Jasharaj thotë se nuk do që të jetë në këtë takim

“E kisha lut Albin Kurtin dhe kabinetin edhe ministrat që nesër që sot të takohen me një pjesë të Këshillit Grevist të BSPK-së, se tash nuk është punë veç e SBASHK-ut. Kërkesa të njëjta ka edhe Policia, por me ligjin për grevat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në greva. Që nesër që sot Kurti le të ulet me kabinetin e tij me Atdhe Hykollin dhe me anëtarë të Këshillit Drejtues të BSPK-së, le të ofrojnë mundësi dhe t’i pranojnë kërkesat tona. Nuk është në pyetje a jam unë, sdua të jem aty që mos ta cenoj procesin. Le të ulen, le të ofrojnë zgjidhje”, tha ai në “Pressing”.

Të ngajshme

Përurohet fusha e re sportive në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, Elshani: Sfidat nuk na ndalin!

Rrezarta Ramaj

Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

Rrezarta Ramaj

Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

Rrezarta Ramaj