“Freesia Paper Factory”, tingllon një fabrikë normale e letrës, por nuk është ashtu – është unike, sepse e ka një qëllim po të tillë.
Kjo kompani me pronar Shaqir Palushi, që prodhon letra kuzhine dhe të tualitetit do të jetë shpresë për shumë qytetarë me aftësi të kufizuara.
Do të punojnë aty – dhe nga fitimet e kompanisë do të ndihmohen personat e tjerë me nevojë.
“Duke ble produktin e Freesias, ti blen produkt vendor dhe jep shpresë e kontribuon për njerëzit në nevojë”, shkruan Palushi në Facebook.
Kjo ide inovative duhet të gjejë mbështetje – sepse ka një qëllim të madh human. /Telenews

