Telenews

Kurora, sfera dhe shufra – detaje të gjërave që janë në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II

kurora,-sfera-dhe-shufra-–-detaje-te-gjerave-qe-jane-ne-arkivolin-e-mbretereshes-elizabeth-ii

Arkivoli i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II është vendosur në Pallatin e Westminster.

Mbretëresha ndërroi jetë gjatë ditës së enjte në moshën 96-vjeçare në Palatin Balmoral të Skocisë, raporton bbc.

Mbi arkivolin e saj gjendet disa prej gjërave që simbolizojnë mbretërimin e saj përgjatë 70 vjetëve.

Arkivoli është i mbështjellë me flamurin standard mbretëror gjersa mbi të është e vendosur kurora e shtetit perandorak.

Flamuri mbretëror përfaqëson sovranin dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai përmban tre luan të artë për Anglinë, luanin e kuq për Skocinë dhe vajzën me harpë për Irlandën.

Në krye të arkivolit të Mbretëreshës qëndron Kurora Perandorake e Shtetit, ndoshta ikona më e njohur në Bizhuteritë e Kurorës, transmeton Telegrafi.

Kurora shkëlqen me gati 3,000 gurë – duke përfshirë 2,868 diamante, 273 perla, 17 safirë, 11 smeraldë dhe pesë rubin.

E bërë në vitin 1937 për kurorëzimin e babait të Mbretëreshës, Mbretit George VI, ajo ishte projektuar për të qenë më e lehtë dhe për t’u përshtatur më mirë se kurora që zëvendësoi – e cila daton që nga mbretëresha Victoria.

Por megjithatë, Kurora e Shtetit Imperial ende peshon 1.06 kilogramë.

Në Pallatin e Westminster, sfera dhe shufra e sovranes do të vendosen në arkivol.

Kryqi i vendosur në sferën e rrumbullakët simbolizon botën e krishterë.

Shufra prej arit ka gjatësi prej 92 centimetrave. Cullinan I – perla më e madhe e diamantit gjendet në fillim të shufrës gjersa në fund gjendet tërfil i smaltuar.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 26 gusht

Rrezarta Ramaj

​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje

Yllka Gashi