Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale shiu. Në viset e larta malore do të ketë gjasa për reshje të herëpashershme bore. Temperaturat shënojnë ulje për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave në disa vise kontinentale. Këto vranësira pritet të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh shiu, ndërsa në malet më të larta priten fjolla bore.

Edhe të enjtën dhe të premtën pritet të kemi mot të ftohtë, me intervale kohore me diell, vranësira, erëra të ftohta nga veriu dhe ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu në disa zona kontinentale. Në malet më të larta priten fjolla të herëpashershme bore.

Nga fundjava do të kemi përmirësim të motit për shkak të ndryshimit të rrymimeve ajrore. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave.

Të ngajshme

Mbyllen disa parkingje ‘‘ilegale’’ në Prishtinë, Rama: Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike

Erzana Fazliu

Lavrov uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Shpresoj të arrijmë stabilitet në marrëdhënien tonë

Erzana Fazliu

Dy të dyshuar arrestohen për sulm ndaj policit pas shqiptimit të gjobës

Valjeta Turkaj