Telenews

Trendafilova në mediat serbe e paralajmëron fillimin e gjykimit të Thaçit dhe krerëve tjerë të UÇK’së

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar në një intervistë për televizionin publik serb RTS se gjykimi ndaj Presidentit Hashim Thaci pritet të fillojë shpejt.

“Ky është një rast mjaft voluminoz, sepse janë katër të akuzuar -Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Aty janë mbi një milion faqe të materialit me dëshmi. Gjyqtarët e procedurës paraprake  po punojnë në mënyrë intensive dhe do të shohim – shgpresojmë se kjo do të ndodhë shpejt” ka thënë Trendafilova në një intervistë për televizionin serb. Nuk është bërë e ditur se ku është dhënë intervista në Hagë apo në beograd.

E pyetur nëse kjo do të ndodhë deri në fund të vitit, Trendafilova ka thënë se nuk mund të përgjiget.

“Nuk kam mund t’u përgjigjem. Jo që kam njohuri e po e fshehi nga ju, por i takon gjyqtarit që në pajtim me ligjin dhe rregulloren e procedurës dhe të provave, ta sjellë procesin në gjykim. Kur të ndodhë kjo, do t’i zgjedh gjyqtarët që do të merren me rastin dhe shpresoj se ata do të punojnë në mënyrë ekspeditive, siç është rasti me lëndët tjera” ka thë Trëndafilova.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj