Telenews

As fustani dhe as dekori, ky është detaji i veçantë që mori vëmendjen e madhe në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

as-fustani-dhe-as-dekori,-ky-eshte-detaji-i-vecante-qe-mori-vemendjen-e-madhe-ne-dasmen-e-armines-dhe-shkelzenit

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Dasma e tyre ka marrë një vëmendje mjaft të madhe ku dyshja dukeshin kaq shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Pas kërcimit të parë të Arminës dhe Shkëlzenit, fjalën e ka mbajtur ish-kryeministri Sali Berisha.

“Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre”, tha ndër të tjera Berisha.

Disa nga personazhet VIP të ftuar janë Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Agnesa Vuthaj, Dalina Buzi, Valdrin Sahiti etj

Mirëpo, gazetari i njohur Arben Mevlani mbajti një fjalim mjaft emocionues në dasmën e të bijës.

Gazetari uroi lumturi për dyshen si dhe theksoi se nuk e kishte ditur kurrë që do të bëhej krushk me Sali Berishën.

“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë s’e dija”, tha ai.

Mirëpo, menuja në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit ka marrë një vëmendje të madhe. Xing.al ka postuar disa foto ku bien në sy lugët e drurit dhe pjatat një përdorimshe.

Të ngajshme

Elvana “lajmërohet” nga fundi i detit

Rrezarta Ramaj

Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë

Rrezarta Ramaj

Beyonce paditet nën pretendimin e shkeljes së të drejtave autoriale

KushtrimGuraj