Telenews

Hoti: E dorëzuam mandatin me rritje ekonomike, që atëherë ka rënie

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë aktuale lidhur duke konsideruar se që nga udhëheqja e tij trendi i rritjes ekonomike është në rënie.

Hoti nëpërmjet një grafike ka bërë dallimin me kohën e qeverisjes së tij duke thënë se kanë punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë teksa tek Qeveria Kurti e dorëzuan mandatin me rritje pozitive ekonomike.

“Në qeverinë e udhëhequr nga unë, kemi punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë. E kthyem trendin pozitiv që në muajt e parë të vitit 2021. E dorëzuam mandatin me rritje pozitive ekonomike, me baza të mira për të vazhduar më tutje. Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie. Sigurisht shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës”.

“Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

LAJME TË N

Të ngajshme

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi