Telenews

Një projektues zbulon dizajnin mahnitës të aeroplanit supersonik që mund t’ju çojë nga Londra në Nju Jork në 80 minuta

nje-projektues-zbulon-dizajnin-mahnites-te-aeroplanit-supersonik-qe-mund-t’ju-coje-nga-londra-ne-nju-jork-ne-80-minuta

Një projektues spanjoll ka zbuluar një dizajn mahnitës për një aeroplan të ri supersonik që mund të arrijë nga Londra në Nju Jork për 80 minuta.

Hyper Sting është një koncept i ri për aeroplanët e ardhshëm komercial supersonikë që do të udhëtojnë me 4000 km/h.

Kjo është pothuajse dyfishi i Concorde, i cili bëri fluturimin e tij të parë gati dy dekada më parë.

Dhe projektuesi spanjoll Oscar Viñals thotë se 170 pasagjerë do të mund të shijojnë udhëtimin me mbi tre herë shpejtësinë e zërit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me rreth 100 metra gjatësi, Hyper Sting do të ishte mbi 30 metra më i gjatë se Concorde dhe do të kishte një hapje më të gjerë krahësh prej 51 metrash krahasuar me 26 të Concorde.

“Një epokë e re e fluturimit supersonik mund të jetë afër qoshes, por ka sfida për të kapërcyer kur bëhet fjalë për të fluturuar më shpejt se shpejtësia e zërit”.

Projektuesi i Barcelonës beson se koncepti i tij është i realizueshëm, por do të kishte nevojë për përparime në teknologji.

Të ngajshme

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi