Telenews

Java e Shpresës

Gjatë kësaj jave në Kosovë kishte shpresë që do të fillojë viti i ri shkollor, por shpresë edhe për liberalizimin e vizave ku kishte edhe një vizitë të kryediplomatit çek. Pos këtyre zhvillimeve ka pasur edhe ngjarje që janë kthyer në komedi si dhe tragjedia e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale në Kosovë që po ndodhin vazhdimisht.

Pezullohet greva

Këshilli Grevist ka vendosur që ta pezullojë grevën e nisur më 25 gusht, raporton Telenews.

Që nga ajo kohë ka pasur shumë zhvillime në këtë drejtim. Disa takime mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Sindikata kërkonte 100 euro shtesa për ta përballur inflacionin, ndërkaq Qeveria i ofronte 50.

Kyetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, gjatë një konference ka thënë se qeveria duhet ta ketë parasysh që greva nuk ka përfunduar.

“Si Këshill Grevist ne jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të përgjithshëm. Ne do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë sindikal për përjekjet që t’i realizojmë kërkesat tona. Uroj që Qeveria të takohet me ne dhe ta mbajë fjalën për Ligjin e Pagave. Qeveria dhe opinioni le ta dijë që greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar. Urojmë që kjo kohë të shfrytezohet nga qeveria për dialog“, ka thënë Jasharaj.

Ndërsa kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe jo akt individual.

“Greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme dhe greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me qeverinë. Greva nuk ishte dhe nuk do të jete akt personal i askujt as individual e as grup i individëve. Greva është e përcaktuar në Kushtetutë dhe mbrohet edhe me aktet e së drejtës ndërkombëtare siç është i përcaktuar edhe organizimi sindikal bashkë me të drejtat e tjera e sidomos me sigurinë e shtetit dhe të gjitha rregullohen me ligje të veçanta”, ka thënë Hykolli.

Pas pezullimit të grevës ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Ashtu siç kam vepruar që nga dita e parë e detyrës, jam e hapur për dialog social, angazhim të përbashkët në përmirësim të kushteve të punës, rezultateve në arsim si dhe avancim të pozitës së mësimdhënësve.

“Mirëpresim dialogun social e bashkëpunimin e sinqertë, ashtu si urojmë që për të gjithë interesi më i mirë i fëmijëve të jetë në rradhë të parë”, shkruan ndër të tjera ajo.

Ndërkaq ministria që ajo e drejton ka treguar që më 3 tetor nis procesi mësimor.

“Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla”, thuhet në njoftim.

Deri më tash është kumtuar se orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Por Sindikata ia ka bërë të qartë Qeverisë se nuk ka përfunduar greva nëse deri në janar nuk iu zbatohen kërkesat.

Ministri çek në Prishtinë – shpresa për vizat

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, të enjten në Prishtinë ka thënë  se po lobon te shtetet skeptike të BE-së që të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjatë një conference për media,  Lipavsky tha se i ka kërkuar homologut holandez ta dijë qëndrimin e shtetit holandez rreth heqjes së vizave për kosovarët.

“Pritjet e mia nga vendimet politike janë të larta dhe është çështja e vizave është shumë e lartë në agjendën time. Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik”, tha Lipavsky.

Çekia e ka vendosur lartë në agjendën e saj si udhëheqëse e Këshillit Evropian, çështjen e liberalizimit të vizave.

Edhe Gjermania ka qenë aktive gjatë kësaj jave që Kosovës t’i liberalizohe vizat.

Më 13 tetor pritet të diskutoeht për këtë çështje.

Izoloni shtëpitë se erdh dimri

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka kërkuar nga qytetarët që t’i izolojnë shtëpitë e tyre.

Këtë e ka thënë gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës

“Pritjet për dimrin janë plotësisht të paqarta. Çka mund të bëj secili e secila nga pjesën e tij të vogël është kursimi brenda mundësive çdo ditë. Çka mund të bëjnë familjet është të marrin masat për izolimin e shtëpive para se të vijnë temperaturat e ulëta”, tha ajo

Pas kësaj deklarate ka shpërthyer humori nëpër rrjetet sociale.

Një ditë më parë ka pasuar një tjetër deklaratë që u shndrrua në element humori, ku Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS’it tha se për ta kursyer energjinë duhet të pastrohen edhe dy persona bashkë.

Sulmohet seksualisht një vajzë në Pejë

Mrika Nikqi, alpinistja pejane  është sulmuar seksualisht në qendër të Pejës.

Lajmin e kishte kumtuar vetë Mrika, duke bërë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit.

Ajo ka publikuar edhe video nga sulmi, ku shihet Mrika duke ecur rrugës dhe se si kapet nga pas nga një i dyshuar.

Mrika ka bërë me dije se policia tashmë është njoftuar për rastin e sulit, teksa i dyshuari është edhe i njohur.

Ndërkohë, alpinistja thotë se është në gjendje të rënduar emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi… Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time” ka shkrua Mrika në facebook.

Flori Beqiraj, dyshohet të jetë personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, mbrëmjen e 27 shtatorit.

Avokati i tij ka thënë se ka qenë i dehur, por në publik është kërkuar që mos të mbrohen ngacmuesit dhe sulmuesit seksualë.

Gjenden pas një jave dy vajzat në Pejë

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se janë gjetur dy vajzat që ishin raportuar si të zhdukura që nga 23 shtatori

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ato kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre dhe se s’kanë pasur ndonjë keqtrajtim.

Kjo ishte komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, janё paraqitur familjarёt e viktimave, tё cilёt deklarojnё se vajzat e tyre janё larguar nga shtёpitё e tyre nё fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejё me datё 23.09.2022 rreth orёs 07:00, dhe sipas dёshmitarёve ato nё vazhdimёsi kanё shkuar nё fakultet sё bashku, por qё nga ajo kohё nuk janё lajmëruar dhe nuk kanë qasje ne telefonat e tyre.

Njёsitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme pёr gjetjen e vajzave tё raportuara tё zhdukura.

Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё.

Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari pёr punё sociale.

Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt.

_____________________________________________________

Gjatë kësaj jave ka pasur edhe diskutime për rritjen ekonomike, inflacionin si dhe debate brenda Kuvendit të Kosovës, seancë që është mbajtur të enjten. /Telenews

 

 

 

 

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Pensionohet prokurorja Laura Pula

Yllka Gashi

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi