Telenews

Salihu (SBASHK): Ligji mbi grevat nuk parasheh kompensimin e orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës nuk pajtohet me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës pesë javore.

SBASHK thotë se orët e humbura nga greva nuk kompensohen.

Hanife Salihu, e cila përfaqëson shkollat e mesme të larta në këtë sindikatë tha për Klankosova.tv se qeveria është dashur fillimisht të takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Jam në dijeni për këtë vendim të MASHT-it, por orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç në rast dhe MASHT dhe SBASHK arrijnë marrëveshje të veçantë. Qeveria duhet të kërkojë takim me ne dhe të dalim me një propozim dhe ta pyesim anëtarësinë. E më pas krejt varet se si anëtarësia vendos, por jo paraprakisht pa pasur dialog social. Ngase ligji mbi grevat nuk parasheh të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës” – tha ajo.

Salihu theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë ftesë nga ekzekutivi drejtuar kësaj sindikate për t’u konsultuar lidhur me situatën.

“Jo, deri më tani nuk e kemi asnjë ftesë për konsultim. Por, shpresojmë që qeveria do të reflektojë e do të veprojë në bazë të ligjit mbi grevat, ku në këtë marrëveshje nënshkruese është edhe MASHT-i, mos të bën shkelje ligjore” – theksoi Salihu.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë 22 ditëve të mësimit në muajin shtator.

Sipas MASHTI-it kompensimi i orëve të humbura do të bëhet gjatë ditës së shtunë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 shtator

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Yllka Gashi