Telenews

Interi e fiton derbin ndaj Barcelonës

Interi ka shënuar fitore kundër Barcelonës, në kryendeshjen e natës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me fitoren minimale të vendasve, 1:0.

Fati i kësaj ndeshje u vendos në fundin e pjesës së parë, kur Hakan Calhanoglu (45+1’) shënoi një gol të bukur nga distanca.

Barcelona shënoi njëherë në minutën e 67-të përmes Pedrit, por goli u anulua pas rishikimit me VAR – pasi paraprakisht me dorë kishte luajtur Ansu Fati.

Interi pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe renditet i dyti në Grupin C, kurse Barcelona është e treta me 3 pikë. /

Të ngajshme

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, lë pas Shqipërinë dhe Kosovën –

KushtrimGuraj

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi

Real Madridi kërkon sonte fitoren ndaj Elches, në mision për kreun e La Ligës

Yllka Gashi