Telenews

Bajrami: Pushteti po propagandon me shifrat e punësimit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pushteti i Albin Kurtit po manipulon me shifrat e punësimit.

Ajo i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës i cili të mërkurën ka thënë se është rritur punësimi, rrjedhimisht është ulur papunësia.

“Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka shtuar se papunësia është 20.5 pë qind e jo 17.5 për qind siç pretendon Muja.

Bajrami po ashtu ka kërkuar që të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit.

“Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve”, ka deklaruar ajo.

Në fund, ka thënë se “propaganda nuk kalon”, duke iu referuar ekzekutivit të Albin Kurtit.

 

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 shtator

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Yllka Gashi