Telenews

Shakira dhe Pique arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes

shakira-dhe-pique-arrijne-marreveshje-per-kujdestarine-e-femijeve-pas-ndarjes

Ylli kolumbian i popit Shakira ka arritur një marrëveshje me ish-partnerin Gerard Pique mbi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre pas prishjes së marrëdhënies së tyre 11-vjeçare në fillim të këtij viti, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës lokale La Vanguardia, marrëveshja specifikon se djemtë e tyre, Milan, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, do të transferohen në Miami me nënën e tyre.

Marrëveshja për kujdestarinë u arrit një javë pasi Pique njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist dhe largimin nga FC Barcelona.

Rikujtojmë se Shakira Mebarak, 45 vjeç, dhe mbrojtësi i FC Barcelona, ​​Pique, 35 vjeç, ishin bashkë që nga viti 2011.

Të ngajshme

Zayn Malik publikon foton e rrallë me vajzën e tij, Khai

Yllka Gashi

Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar

Yllka Gashi

“Djali i mamit” po zhduket, Brooklyn fshin tatuazhin, që dikur ia dedikoi Victoria-s

Yllka Gashi