Telenews

Tahiri sqaron përplasjen me Bislimin: I thashë “qëndro i qetë kur deputetët flasin”

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit i ka kërkuar që të mos bëjë zhurmë dhe të qëndrojë i qetë kur flasin deputetët.

“Nuk e shajta as nuk e fyeva”, tha ai.

Tahiri në Politiko, më tej deklaroi se po ta kishte kërcënuar Bislimi do të duhej të dilte menjëherë në foltore dhe të fliste.

“Ishte një kërkesë e imja, s’kishte sharje as fyerje, unë i kërkova që mundësisht të qëndrojë i qetë në kohën kur flasim ne, mos të ofendojë, mos të lëshojë fjalë. Sepse nuk i ka hije një zv/kryeministri në vazhdimësi me qenë i zhurmshëm dhe me ngacmu një deputet kur flet….Dëgjom, ata janë dy shpifës”, tha Tahiri.

Të ngajshme

Abdixhiku reagon për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë Alush Gashi, një nga figurat historike të LDK-së dhe bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës

Valjeta Turkaj

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Valjeta Turkaj