Telenews

Twitter riaktivizoi shenjën ‘Zyrtare’ me ngjyrë gri për llogaritë e vërteta të cilat janë të verifikuara

twitter-riaktivizoi-shenjen-‘zyrtare’-me-ngjyre-gri-per-llogarite-e-verteta-te-cilat-jane-te-verifikuara

Twitter theu sistemin e vet të verifikimit duke vënë në dispozicion për blerje kontrollin blu – më parë një sinjal se llogaria kishte dhënë informacion për identitetin e pronarit të saj.

Pas shumë imitimeve, mashtrimeve dhe sjelljeve të tjera të pasigurta për markën nga shenjat blu të sapoblera, shenjat “zyrtare” ngjyrë gri janë rikthyer.

Markat si Coca-Cola, Twitter, Wired dhe Ars Technica kanë çeqet gri të reja-të vjetra. Këtë mëngjes, Musk, pronari i ri i Twitter-it, tha se ka shumë “shenja kontrolli të “verifikimit” blu të korruptuar, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.

Ato shenja “të korruptuara” ishin, natyrisht, të papaguara – ndryshe nga ato që kanë shkaktuar kaos duke imituar marka të tilla si Nintendo, Eli Lilly dhe Tesla.

Një shenjë blu kushton 7.79 euro (7,99 dollarë), si pjesë e Twitter Blue, dhe kur Musk e hoqi dje shenjën gri, ai tha se shenja blu do të jetë “nivelizues i shkëlqyeshëm”.

Udhëheqësja e produktit të Twitter, Esther Crawford (e cila tani ka një vulë të verifikuar të blerë nga Twitter Blue në llogarinë e saj) tha në fillim të kësaj jave se shenjat gri do të ktheheshin, me fokus në “institucionet qeveritare dhe subjekte tregtare në fillim” në vend të individëve.

Të ngajshme

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi