Telenews

​Arrestohet autorja e shpërthimit në Stamboll

​arrestohet-autorja-e-shperthimit-ne-stamboll

Policia turke ka arrestuar autoren që dyshohet se qëndron prapa shpërthimit në Stamboll, ku të vdekur mbetën 81 persona dhe së paku gjashtë të plagosur.

E arrestuara, Ahlam Albashir, shtetase siriane, u kap e gjallë pasi ajo kreu një sulm terrorist në rrugën e zhurmshme të këmbësorëve në Stamboll, shkruan AA.  

“Autori i sulmit terrorist vdekjeprurës në rrugën popullore të këmbësorëve të Stambollit, Istiklal, mori urdhrin nga grupi terrorist Partia Kurde e Punës (YPG/PKK) në Siri”, thanë të hënën autoritetet turke.

Pamjet nga 1200 kamera vëzhgimi treguan lëvizjet e terroristes derisa ajo mbërriti në Taksim për të lënë bombën dhe më pas mori një taksi nga vendi i sulmit për të udhëtuar në lagjen Esenler të Stambollit, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Stambollit, derisa shtoi se policia bastisi 21 adresa për personat që u zbulua se ishin në kontakt me autorin e sulmit terrorist në Taksim.

“Gjatë operacionit, 46 persona u kapën dhe u arrestuan dhe u zbulua se personi që la bombën shkoi në një adresë në rrethin Kuçukçekmeçe”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i Ahlam Albashir, u arrestua në adresën e saj në orën 2:50 të mëngjesit me orën lokale të hënën (2350 GMT të dielën).

Në marrjen në pyetje të saj nga policia, e dyshuara tha se ishte trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga grupi terrorist PKK/PYD/YPG dhe ajo hyri ilegalisht në Turqi përmes Afrinit të Sirisë.

“Terroristja pranoi se ajo kishte kryer sulmin me bombë rreth orës 16:20. (1320 GMT) të dielën, duke marrë urdhrin e veprimit nga selia e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG në Kobani të Sirisë”, shkruan aa.tr.

Më herët, të hënën, ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se autori që la bombën në rrugën e mbushur me njerëz të frekuentuar nga blerësit dhe turistë u arrestua.

Udhëheqësit botërorë dënuan sulmin terrorist në ‘Avenue Istiklal’ të Stambollit që la të paktën gjashtë persona të vdekur dhe 81 të plagosur.

Të ngajshme

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Holandë: Gruaja shqiptare vritet nga bashkëshorti në rrethana makaber

Valjeta Turkaj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Valjeta Turkaj