Ka përfunduar pa gola ndeshja në mes Anglisë dhe Amerikës. Të dyja kombëtaret patën shanse të mira shënimi por nuk arritën që t’i konkretizojnë në gol.
Me nga një pikë të fituar, Anglia gjendet në pozitën e parë me katër pikë, një më shumë se Irani që gjendet në pozitën e dytë me tri pikë, dy më shumë se Amerika, që ka dy pikë dhe tri pikë më shumë se Uellsi që mban pozitën e fundit në tabelë.
Ndeshjen e radhës, Anglia do të përballet me Uellsin kurse Amerika me Iranin.

