Telenews

Kossev: 4 të rinjtë që u rrahën në Veri janë shqiptarë, njërit iu thye hunda

Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë ditës së djeshme në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore. Mediumi serb në Kosovë, “Kossev”, raporton se viktimat që u sulmuan teksa ishin në shëtitore janë të moshës së re.

Mediumi “Kossev” raporton se të rinjtë pas sulmit janë larguar menjëherë.

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër personat e sulmuar kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.

Sipas këtij raportimi, njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

Rastin e ka bërë të njohur edhe Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Sheshi Car Llazar, Mitrovice Veri 28.11.2022-16:40. Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 gusht

Rrezarta Ramaj

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj

Vjellje e diarre, shtohet numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësive Familjare

Rrezarta Ramaj