Telenews

Një raport thotë se në Twitter po kthehen firmat e mëdha reklamuese – Amazon është një ndër to

nje-raport-thote-se-ne-twitter-po-kthehen-firmat-e-medha-reklamuese-–-amazon-eshte-nje-nder-to

Sipas disa raporteve, Amazon po planifikon që ta rifilloi reklamimin shumëmilionësh në Twitter.

Ky veprim do të bëjë që Amazon të shpenzojë rreth 94.9 milionë euro (81.3 milionë funte) në vit në platformën tani në pronësi të Elon Musk, kjo sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një postim në Twitter nga blogu i teknologjisë Platformer.

Në cicërimën e bërë nga një reporter i Platformer, thuhet se rikthimi i kompanisë është në pritje të disa “ndryshimeve të sigurisë” në platformën e reklamimit të Twitter, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.

Sipas një raporti të Bloomberg, drejtori ekzekutiv i Twitter, Elon Musk ka thënë se Apple Inc gjithashtu ka rifilluar reklamimin e saj në mënyrë të plotë.

Ndërsa deri më tani, asnjëra nga Amazon dhe Apple nuk kanë dhënë përgjigje mbi këto raporte.

Apple ishte reklamuesi më i madh në Twitter në tremujorin e parë të këtij viti – periudhe kjo kur ata kishin shpenzuar 45.4 milionë euro (40 milionë funte) në reklamimin brenda rrjetit social, por këto shpenzime u pakësuan.

Por u duk se ishte vet Elon Musk i cili me anë të një postimi në Twitter konfirmoi lajmin se Apple dhe Amazon ishin kthyer në reklamat në Twitter.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi