Kylian Mbappe duket se ka mbetur i skuqur nga Kyle Walker në tunel para çerekfinales së Kampionatit Botëror të së shtunës mbrëma.
Pasi shënoi pesë gola në turne, ylli i Paris Saint-Germain u cilësua shumë si rreziku për Anglinë dhe ai dominoi pjesën më të madhe të debateve para ndeshjes.
Në fakt, Walker u pyet gjerësisht për të dhe tha se nuk do të “shtrinte tapetin e kuq”, madje duke shtuar se ai e konsideronte Sadio Manen si një kundërshtar më të ashpër.

Dhe megjithëse ata u përfshinë në një nga betejat më magjepsëse, janë shfaqur pamjet e skuadrave të rreshtuara në tunel përpara përplasjes së madhe.
Mbappe i ofroi dorën Walkerit, por duket sikur mbrojtësi i Manchester Cityt nuk e vuri re.
Pasi zgjati dorën për një kohë të mjaftueshme, ai përfundimisht e hoqi dorën dhe qeshi në siklet.

Disa tifozë fillimisht kishin menduar se Jordan Henderson ishte ai që e la Mbappen të shtangur – duke bërë shaka se ai kishte humbur çdo mundësi që ai të nënshkruante për Liverpoolin në të ardhmen.
Por, BBC Sport konfirmoi se ishte vërtet Walker duke i dhënë Mbappes një moment të turpshëm.
https://twitter.com/mahfxz_/status/1601910413607817216?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1601910413607817216%7Ctwgr%5E86d24be11d93a817400e419b9aa3e3222c61f107%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkylian-mbappe-ia-zgjati-doren-kyle-walkerit-ne-tunel-para-ndeshjes-mes-frances-dhe-anglise-por-francezi-mbeti-ne-nje-moment-te-sikletshem%2F

