Telenews

Vrasja e Hamide Magashit, Haxhiu edhe një herë i bënë bashkë institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbledhur edhe njëherë grupin ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit.

Në këtë takim, përpos ministres Haxhiu, po marrin pjesë nga Zyra e Kryeministrit, u.d ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha etj.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me institucionet e tjera, do të shqyrtojnë raportet e tjera inspektuese, për të parë nëse ka pasur shkelje në trajtimin e rastit të 35-vjeçares, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së.

“Siç jeni të njoftuar, ministritë përgjegjëse  kanë ndërmarrë veprime inspektimi përmes trupave inspektuese në lidhje me rastin e Hamide Magashit. Në lidhje me raportet e përfunduara të inspektimit, Ministrja e Drejtësisë ka ftuar mbledhjen e grupit ndërministror, të hënën, datë 19 Dhjetor 2022”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.

Të ngajshme

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj

PDK me mesazh para seancës për Specialen: Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!

Rrezarta Ramaj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj