Telenews

WhatsApp thyen rekord, sa mesazhe u shkëmbyen në sekondë gjatë Kupës së Botës

whatsapp-thyen-rekord,-sa-mesazhe-u-shkembyen-ne-sekonde-gjate-kupes-se-botes

Gjatë finales së Kupës së Botës që është zhvilluar më 18 dhjetor në Katar, platforma e mesazheve “WhatsApp” e cila operon në kuadër të Metas, ka thyer rekord me mesazhe.

Ka qenë vet themeluesi i themeluesi i Metas, Mark Zuckerber, i cili e bëri të ditur lajmin. Ai ka shkruar të martën në llogarinë e tij në Facebook se gjatë finales, në WhatsApp ka pasur 25 milionë mesazhe në sekondë.

Zuckerbergu përveç rekordit të thyer nga Whatsapp, ai gjithashtu ka përmendur edhe postimin e Kupës së Botës të Leo Messit i cili siç ka thënë, tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit.

“Postimi i Kupës së Botës i Leo Messit tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. WhatsApp gjithashtu arriti një rekord prej 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales”, ka thënë Zuckerberg. /abcnews.al

Të ngajshme

Samsung lanson “telefonin inteligjent më të hollë” – për të qenë në garë me rivalin Apple

Valjeta Turkaj

Apple synon rritje çmimesh për iPhone-t e rinj

Erzana Fazliu

Dy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

Valjeta Turkaj