Modelja e famshme shqiptare e njohur për fizikun e saj joshëse, Kejvina Kthella po nis një kapitull të ri në ekran.
Nga mbrëmë (e shtunë) modelja është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 2 megjithatë hyrja e saj shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”.
Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe se publiku do të zgjidhnin nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhe” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.


