Telenews

Hoti ‘ymyt’ te zgjedhjet e parakohshme: Me gjasë duhet të përgatitemi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për T7 ka thënë se duhet të përgatiten për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ish-kryeministri nuk beson se qeveria aktuale do ta përfundojë mandatin.

“Me gjasë duhet të përgatitemi për zgjedhje, sepse kjo Qeveri nuk ka asnjë logjikë të vazhdojë deri në vitin 2025”, tha Hoti.

Ai tha se LDK duhet të angazhohet t’ia shkurtojë jetën kësaj qeverisjeje.

I pyetur nëse ai mund të bëhet sërish kandidat i kësaj partie për kryeministër, Hoti tha se “ne kemi një kryetar të ri” dhe se “tani partia është duke u konsuliduar”.

Hoti tha se LDK-ja po po përgatitet që të angazhohet shumë në opozitëbërje.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi