Telenews

“Zullumit po i vjen fundi”, çka po paralajmëron deputeti i VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, duke folur për situatën e krijuar në Veri të vendit, sot ka deklaruar se “zullumit po i vjen fundi”.

Ai në Info10 tha se po vjen momenti i pashmangshëm i lirimit të rrugëve.

“Zullumit i vjen fundi që për faktin këputet prej së trashi dhe i bie që po trashet zullumi dhe po i vie fundi. S’duhet të ketë presion për qytetarët e veriut, në këtë rast është e ditur nga vjen zullumi dhe burimi i këtyre të këqijave për qytetarët e veriut. Është e papranueshme çdo barrikadë. Me faktin që është shtuar numri i barrikadave, në kohën aq sa ka pasur mirëkuptim Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i e konsiderojmë që duhet të vjen momenti i fundit që nënkupton ose veprimi i KFOR-it ose bashkëveprimi ose në rastin e pashmangshëm është përgatitja e qeverisë dhe policisë sonë përveç gatishmërisë për të vepruar, po vjen momenti i pa shmangshëm i lirimit të rrugëve, qytetarët të krejt zonave duhet të kenë integrim”, tha Zyba.

Kujtojmë që sot është dita e 18-të prej kur serbët lokalë kanë nisur të vendosin kamionë e makineri të rënda nëpër rrugët në Veri, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish policëve serbë të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi