Telenews

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe motoçiklete në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, tha ai për Express.

Të ngajshme

PDK në Fushë Kosovë ngre shqetësime për auditimin dhe një pagesë prej 2 mijë eurosh

Rrezarta Ramaj

PDK ngre dyshime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale “Fushë Kosova”

Rrezarta Ramaj

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi