Telenews

Barcelona me 100 telashe dhe pas vazhdimeve e mposht ekipin e ligës së tretë për Kupën e Spanjës

Barcelona ka arritur të kalojë në rrethin e 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.

Megjithatë, rrugëtimi i tyre sonte ishte mjaft i mundimshëm.

Katalonasit triumfuan 4:3 pas vazhdimeve ndaj ekipit të ligës së të tretë të Spanjës, Intercity.

Araujo kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e katërt, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në të dytën, u shënuan pesë gola të tjerë.

Fillimisht, Soldevila barazoi rezultatin nëm inutën e 59-të, kurse Dembele riktheu epërsinë në të 66-tën.

Në të 74-tën, Soldevila barazoi sërish rezultatin, por tre minuta më vonë Raphinha kaloi Barcelonën në epërsi për herë të tretë.

Por, ylli i mbrëmjes sonte, Soldevila e kompletoi hat-trickun dhe e barazoi rezultatin në 3:3 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Aty, Ansu Fati realizoi në minutën e 104-të, për ta kualifikuar Barcelonën në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Të ngajshme

2026 “Dardanët” sonte nisin misionin e ri në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës

Rrezarta Ramaj

Protestuesit kërkojnë që “Dardanët” t’i bashkangjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së

KushtrimGuraj

“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

Yllka Gashi