Policia e Kosovës edhe sot e ka bastisur lokalin “Kobra City” në Prizren, pronar i të cilit është Dibran Hoxhaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”, tha ai, duke shtuar se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve.
“Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”.

