Telenews

Basketboll / Prishtina arrin fitore me rëndësi të madhe në garën evropiane

Sigal Prishtina e ka arritur një fitore të madhe sot në garën evropiane të basketbollit ”ENBL” League në kuadër të sezonit të rregullt.

Ekipi kosovar ka triumfuar ndaj Siauliait nga Lituania me shifrat e përgjithshme 67-91.

Bardhekaltërit e nisën shumë mirë duke e fituar çerekun e parë 20-31, gjersa i dyti i takoi ngushtë ekipit lituanez 16-14 e pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 36-45 në favorin e prishtinasve.

Në pjesën e dytë, Prishtina përsëri e kishte startin perfekt duke fituar çerekun e tretë 12-24, duke e nisur periodën finale shumë qetë dhe në periodën e fundit (19-22) vetëm e administroi rezultatin si duhet për të fituar me meritë.

Pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Prishtina në këtë fitore, Dustin Thomas me 23 pikë, Brooks Debisschop me 18, Derrick Wilson e Dardan Berisha me nga 13 dhe Both Gach me 12 sosh.

Te Siauliai, u dalluan Kyle Mangas me 18 pikë e Martynas Varnas me 15 sosh.

Prishtina tash ka 2 fitore e 3 humbje në këtë garë e nesër e zhvillon duelin e radhës ndaj Tal Tech-it me fillim nga ora 18:00. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj