Telenews

Tekst shkruesi i njohur shqiptar kritikon Mozzikun: Rrugaç, duhet të futet të paktën 3 vjet burg dhe të rrihet

Muzika ka evoluar jashtëzakonisht shumë, si në tregun muzikor shqiptar, ashtu edhe në atë botëror. Së fundi, tekst shkruesi i njohur shqiptar, Agim Doçi ka komentuar tekstet e këngëve që po këndohen së fundi nga këngëtarët shqiptarë.

I ftuar në RTV Ora, Doçi dëgjoi një pjesë nga kënga e Mozzik “Bespreme”. Me këtë rast ai mbeti i shokuar.

Derisa dëgjonte vargjet “U ta hanksha pii-ken nën buzë( la-la-la) E a to dyja që i man nër bluzë ( la-la-la)“, poeti Doçi reperin Aliu e quajti “rrugaç”.

“Çka janë more këta rrugaçë, po ku bie unë në nivelin e këtyre. U ta hanksha e ma hënksh. Mos moj burrneshë. Ata duhen fut të paktën 3 vjet në burg, me i rrahë” – tha ai.

Kujtojmë se, poeti Agim Doçi i ka dhuruar me vite vargje mbresëlënëse artit shqiptar, duke u nisur që nga “E duam lumturinë” të Parashqevi Simakut e deri te “A vritet pafajësia” që përshkruante me drithërimë të bëmat e Luftës së Kosovës.

Të ngajshme

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Yllka Gashi

“Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

Yllka Gashi