Telenews

Haxhiu kujton protestën e para 16 vjetëve ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar protestën e para 16 vjetëve ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, të cilët sipas Haxhiut, u bënë sakrifikuesit e shtetësisë “që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë”.

Haxhiu tha se e drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar, atë ditë u dhunua me shkopinj e plumba gome nga ana e policisë së UNMIK-ut, që për pasojë u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini.

“Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune”, është shprehur Haxhiu, transmeton Telenews.al

E para e Drejtësisë bëri të ditur se para 3 vjetëve, zyrtarisht i është drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra për vrasjen e dy ish-aktivistëve të VV-së.

“Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e  përgjegjësisë nga policia rumune”.

“Aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombëtare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi”, është shprehur Haxhiu, transmeton Telenews.al

Të ngajshme

Përmbytje në jug të Italisë

Rrezarta Ramaj

Xhuli tregon se pse nuk po zbulon emrat e binjakëve të saj

Rrezarta Ramaj

AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Rrezarta Ramaj