Sot në Kosovë pritet të kemi mot relativisht të ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të fillojnë të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin nga -3 ato minimale deri në 14 gradë Celsius ato maksimale.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Nuk priten reshje atmosferike.
Fillimi i javës së re na sjellë një front të ftohtë, me ulje kryesisht të lehta të temperaturave dhe reshje të pakta lokale në disa vise. Priten riga sporadike shiu në disa ultësira dhe fjolla sporadike bore në disa vise kodrinore-malore. /Telenews.al/

