Telenews

Gjermani: Punëtorët hyjnë në grevë, bllokohen shtatë aeroporte

Shtatë aeroporte të mëdha gjermane janë bllokuar pasi qindra personel të ekuipazheve kanë dalë në grevë për shkak të pagave.

Avionët janë ndalur në Frankfurt, Mynih, Stuttgart, Bremen, Hamburg, Hanover dhe Dortmund.

Më shumë se 2,300 fluturime janë anuluar, të cilat kanë prekur 300,000 pasagjerë, që prisnin të udhëtonin.

Anëtarët e sindikatave dhe Shoqatës së Shërbimit Civil kërkojnë rritje 10.5% të pagave për punëtorët.

Në aeroporte pasagjerët janë detyruar të përballen me problematikat, të cilat krijuan kaos dhe pakënaqësi.

Një përfaqësues i sindikatës Ver.di deklaroi se, nëse pagat dhe kushtet e punës nuk përmirësohen, grevat do të vazhdojnë.

Kjo grevë nisi direkt pas fillimit të mbledhjes së liderëve botërorë dhe ekspertëve të mbrojtjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih. At u këshilluan të lëvizni n me tren, pas ngjarjeve që ndodhën.

Aeroportet që trajtojnë ndihmën urgjente për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri kanë thënë se këto fluturime mallrash do të vazhdojnë sipas planit.

Verën e kaluar, Gjermania u përball me të njëjtën situatë, aty ku mungesat e stafit sollën kaos në aeroporte pasi fluturimet u vonuan dhe anuluan, ndërsa udhëtarët pritën në radhë për orë të tëra.

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj