Një rrjet trafiku që prostituonte vajza të reja nga Amerika Latine në Greqi, është shkatërruar nga policia greke.
Në pranga kanë rënë 8 persona, disa prej të cilëve dyshohet se janë shqiptarë. Autoritetet kanë rënë në gjurmët e bandës pasi një nga vajzat që shfrytëzohej për prostitucion u ankua në një organizatë joqeveritare.
Anëtarët e bandës kishin ngritur edhe një “call center” për të gjetur klientë për punonjëset e seksit. U kryen operacione në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës, ku ndodheshin 15 femra, viktima të organizatës kriminale, shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut.
Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe tre vajza që kishin marrë përsipër funksionimin e qendrës telefonike, përmes së cilës rregullonin takimet, raporton Abcnews.al, përcjell Telenews.al.

