Kryeministri Albin Kurti ka folur për akuzat e deputetit Haki Abazi, duke shtuar se ato janë të pavërteta dhe të pasakta.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.
Prokuroria Speciale ka nisur intervistimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.
Kujtojmë që javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

